Na kontaktoni në:
Zgjidhni gjuhën:
Ndiqni ne

Menaxhimi i shtypjes

Shumë sisteme për distribuimin e ujit ballafaqohen me fluktacione të konsiderueshme në konsumin gjatë ditës – periudha të konsumit më të madh (në mëngjes dhe në mbrëmje). Disa sisteme mund të ballafaqohen me fluktacione sezonale të shkaktuara nga faktorët klimatikë. Për shkak të regjimit të këtillë të punës, pjesa më e madhe e sistemeve për distribuimin e ujit ballafaqohen me presion të lartë gjatë periudhave të konsumit të ulët (zakonisht gjatë natës). Kjo me siguri nga fakti që avaritë më të mëdha kanë tendencë që të ndodhin gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe herët në mëngjes, kur presioni në sisteme është më i madh. Duke e marrë parasysh se niveli i humbjeve të ujit në rrjetet për duistribuimin e ujit është funksion i presionit të cilin e krijojnë pompat ose gravitacioni, ndërsa humbja e ujit nga defektet rritet gjatë presionit të rritur, mund të konstatohet se nivelet e rrjedhjes në shumicën e sistemeve janë më të mëdha se që duhet të jenë në pjesën më të madhe të kohës. Menaxhimi me presionin është njëri prej elementeve kryesore të strategjisë së zhvilluar mirë për menaxhim me humbjen e ujit nga rrjedhja dhe mund të definohet si praktikë e mirëmbajtjes së presioneve në sistem në nivel optimal, me sigurimin e njëhershëm të furnizimit të mjaftueshëm dhe efikas për nevoja legjitime. Ulja e humbjes së ujit nga rrjedhja me uljen e presionit është mënyra më e thjeshtë dhe më e drejtpërdrejtë e uljes së humbjes së ujit dhe konsumit në rrjet, me rezultate dhe kursime të të hollave të cilat janë të dukshme menjëherë.

Menaxhimi me presionin ndihmon në zvogëlimin e tri komponentëve të humbjeve reale të ujit (rrjedhjeve nga mbrapa, të paraqitura dhe të paparaqitura). Me menaxhimin  presionit, ulet presioni i panevojshëm ose i tepërt, me çka eliminohen fluktuacionet e fuqishme të presionit. Kjo, nga ana tjetër i ul avaritë dhe defektet e gypave në rrjetet për distribuimin e ujit, dhe me këtë ndihmon në vazhdimin jetëgjatësisë së rrjetit. Përfundimisht, kontrolli i presionit sjell përfitime si për ndërmarrjet për furnizim me ujë ashtu edhe për konsumatorët dhe çon deri te mbrojtja e resurseve të ujit.

 

 

Ekzistojnë metoda të mëdha për uljen e presionit në sistem, por më i shpeshtë dhe më ekonomiku është me valvul automatike për uljen e presionit (Pressure Reducing Valve - PRV). PRV janë pajisje të cilat instalohen në vende strategjike në rrjet që të ulet ose ruhet presioni nëpër ujë pavarësisht presionit importues ose ndryshimet e rrjedhjes. PRV zakonisht lokalizohen në kuadër të Zonave të konsumit, menjëherë pranë matësit të rrjedhjes.

Aquasave mund të ofrojë program gjithëpërfshirës për vlerësimin, dizajnin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve për menaxhim me presionin :

  • Vlerësimi i përshtatshmërisë së zbatimit të kësaj metode mund të kryhet pas kompletimit të analizës së rrjedhjes dhe presionit në zonën e  lëndës, analizimin e llojit të konsumatorëve dhe nevojat e tyre dhe kufizimet e mundshme eventuale gjatë kontrollit të presionit. Më pas analizat e ndërmarra e definojnë mundësinë dhe përfshirjen me menaxhim me presionin dhe i identifikojnë mbrojtjet konsekuente të ujit dhe përfitimet financiare.
  • Identifikimi i llojit të valvuleve përkatëse kontrolluese dhe pajisjeve për kontroll
  • Definimi i regjimeve përkatëse për kontroll, me qëllim që të arrihen rezultatet e dëshiruara
  • Analizë e shpenzimeve dhe fitimit

PËR ZBULIMIN E SAKTË DHE PROFESIONAL TË DEFEKTEVE DHE KURSIMIN E UJIT DHE TË HOLLAVE