Na kontaktoni në:
Zgjidhni gjuhën:
Ndiqni ne

Locimi i defektit në instalimet

Locimi i defektit në instalimet

Uji i pijshëm është artikull i çmueshëm dhe i shtrenjtë. Rrjedhja e pazbuluar në instalimin e ujësjellësit mund t’i kushtojë konsumatorit mijëra denarë derisa uji rrjedh në tokë. Dëmi nga uji në bodrumet e ndërtesave mund të mos vërehet për një kohë të caktuar, me atë duke u shkaktuar dëm sipërfaqeve përreth. Pjesa më e madhe e rrjedhjeve janë t mbuluara nën tokë dhe nuk manifestohen në mënyrë vizuale në sipërfaqe.

Pikërisht këtu aftësia dhe përvoja e ekipit për zbulimin e rrjedhjeve bëhen të paçmueshëm. Duke shfrytëzuar pajisjen më bashkëkohore për zbulimin e3 rrjedhjeve, ekipi profesionali Aquasave mund të sigurojë shërbime të plot për zbulimin e rrjedhjeve edhe në rrethana më të komplikuara dhe mund të përgjigjet për një kohë të shkurtër në situata urgjente. 

Aquasave ofron plan përkatës për analizën dhe vlerësimin e konsumit sipas të cilit mund të ndërtohet program i vazhdueshëm për uljen e humbjes së ujit e cila siguron rezultate momentale.

Programet për detektimin e rrjedhjeve në instalimet e ujësjellësit paraqesin mënyrën ekonomike për ruajtjen e ujit, kursimin e të ardhurave të humbura te ndërmarrjet publike dhe kontrollin e shpenzimeve të panevojshme. Si pjesë e shërbimit tonë, ne mundësojmë konsultime fillestare me të gjithë klientët të cilët kanë rrjedhje dhe dyshim për ndonjë rrjedhje të mundshme. Këto konsultime na ndihmojnë që të bëjmë kontrollin e problemeve me të cilat ballafaqohet klienti dhe t’i përcaktojmë hapat të cilat janë të nevojshme për locimin e rrjedhjeve dhe kursimin e ujit.

Nga pilot projektet deri në programet afatgjata, Aquasave krenohet me punën e saj me klientë të orientuar nga përgatitja e zgjidhjeve të përshtatura me nevojat e sistemeve të tyre. Me detektorët tanë më bashkëkohor të rrjedhjeve, ne kemi mundësi ta locojmë burimin e rrjedhjes së ujit në rajonin, shtëpinë, objektin afarist tuajin apo në infrastrukturën komunale të ujësjellësit, me ndërprerje minimale të furnizimit të rregullt me ujë! Jemi krenarë që e shfrytëzojmë pajisjen më bashkëkohore për zbulimin e rrjedhjeve të ujit që për momentin ekziston në treg.

Teknologjinë të cilën e zbatojmë në punën e përditshme bazohet në metoda të ndryshme të dëgjimit të zërit i cili e shkakton rrjedhjen.

Testimi me dëgjuar

Tingëllimi është testim sistematik i instalimeve të ujësjellësit dhe paraqet metodën e “dëgjimit” të tingujve të rrjedhjes së ujit në kapakë, hidrante dhe pjesë metalike të arritshme në gypat nëntokësorë nën presion, zakonisht kur vizualisht nuk vërehet ujë që del në sipërfaqe në oborre apo në rrugë. Instrumenti kryesor është Mikrofoni kontaktues për dëgjim elektronik, i cili shfrytëzohet si instrumenti i vetëm akustik i cili është i përforcuar në mënyrë elektronike. Kjo teknikë akoma sugjerohet në përmasa të mëdha nga ana e më shumë profesionistëve.

       

Korrelacioni

Kjo ështëndër metodat më të sofistikuara për gjetjen dhe locimin e rrjedhjeve në instalimet e ujësjellësit. Rrjedhjet locohen me precizitet të madh me shfrytëzimin e teknologjisë më bashkëkohore të kompjuterizuar korrelative. Sistemi përbëhet nga njësiti qendror procedues, dy sensorë me ndjeshmëri të lartë për pranimin e vibratove nga rrjedhjet dhe dy radio transmetues. Sensorët zakonisht vendosen në pjesët metalike më me qasje në rrjet, siç janë hidrantet, kapakët etj.

Locimi me mikrofon tokësor

Kjo teknikë përfshin vendosjen e mikrofonit në sipërfaqen e tokës në intervale nëpër gjatësinë e gypit dhe evidentimin e ndryshimeve në përforcimin e zërit me afrimin e mikrofonit deri në pozitën e rrjedhjes. Mikrofoni i tokës – Gjeofoni mund të shfrytëzohet për përcaktimin preliminar dhe preciz të vendit të rrjedhjes.

PËR ZBULIMIN E SAKTË DHE PROFESIONAL TË DEFEKTEVE DHE KURSIMIN E UJIT DHE TË HOLLAVE