Na kontaktoni në:
Zgjidhni gjuhën:
Ndiqni ne

Ndjekja permanente e konsumit

Ndjekja permanente e konsumit të ujit të institucioneve, objekteve komerciale dhe subjekteve private nënkupton ndjekjen e vazhdueshme të rrjedhjes e cila hyn në sistemin për furnizim me ujë përmes pajisjes GSM për incizimin e të dhënave që lidhet me ujëmatësin tuaj të vazhdueshëm.

Kjo gjë mundëson reagim momental të rrjedhjeve sapo të krijohen ato, kundrejt pagesës për ujë të pashfrytëzuar për një kohë të panjohur kohore, që nënkupton shpenzime të panevojshme dhe lejon mundësi për paraqitjen e dëmit në pronën dhe mjetet e juaja. Për kompensim të caktuar mujor i përcaktuar me marrëveshje, Aquasave mund t’i lidh pajisjet GSM për incizimin e të dhënave me ujëmatësit e juaj, duke na mundësuar ta ndjekim konsumin tuaj nga minuta në minutë, nga ora në orë ose në bazë ditore.

Më pas, në pajtim me marrëveshjen, ne do t’ju njoftojmë për vlerat e rrjedhjes dhe profilin e konsumit, por që është më e rëndësishme, menjëherë do t’ju njoftojmë për krijimin eventual të një defekti apo problemi të ri.

PËR ZBULIMIN E SAKTË DHE PROFESIONAL TË DEFEKTEVE DHE KURSIMIN E UJIT DHE TË HOLLAVE