Na kontaktoni në:
Zgjidhni gjuhën:
Ndiqni ne
  • Vlera të larta të Ujit i cili nuk sjell të ardhura në Sistemin tuaj për furnizim me ujë?

    Për ndërmarrjet komunale të cilat merren me shërbimin e furnizimit me ujë, niveli i lartë i Ujit i cili nuk sjell të ardhura (humbjet teknike dhe komerciale të ujit) nënkupton shpenzime të mëdha.

    LEXONI MË SHUMË
    slider-image
  • Defekt në rrjetin e ujësjellësit?

    Pajisja më bashkëkohore për zbulimin e rrjedhjes dhe kuadri i lartë profesional e bëjnë Aquasave përzgjedhjen tuaj të parë në rast të çfarëdo rrjedhjeje te personat privat, objektet komerciale, institucionet dhe ndërmarrjet komunale; nëse ka rrjedhje, ne do ta tejkalojmë!

    LEXONI MË SHUMË
    slider-image
  • Fatura të larta për ujë?

    Është e mundur të keni defekt në instalimin e ujit! Rrjedhja e pazbuluar e instalimit të ujësjellësit mund t’i kushtojë konsumatorit mijëra denarë, ndërsa uji i pashfrytëzuar humbet në tokë.

    LEXONI MË SHUMË
    slider-image
  • Si të kontrolloni nëse keni defekt të brendshëm?

    Me një kontroll të thjeshtë të ujëmatësit tuaj mund të përcaktoni nëse keni defekt në instalimin e brendshëm.

    LEXONI MË SHUMË
    slider-image
  • Dëshironi t’i zvogëloni shpenzimet e ujit?

    Shumë objekte industriale, komerciale, institucionale dhe rezidenciale në disa segmente të caktuara mund të bëhen më efikase nga aspekti i konsumit të ujit.

    LEXONI MË SHUMË
    slider-image

LOCIMI

i defektit në instalim

PËRCAKTIMI I TRASESË

në një instalim të panjohur

MENAXHIM

i shtypjes

ANALIZA

e konsumit të ujit

PAJISJE

për kursimin e ujit

Shërbimet tona

admin

AKVASEIV QASJE

në zvogëlimin e ujit jofitimprurës ( NRW )

tablet

LOCIMI

i defektit në instalimet

plane

ANALIZA

e konsumit të ujit

flag

BILANCI

i konsumit të ujit sipas IWA

flag

PËRCAKTIMI I

trasesë së instalimit dhe locimi i pjesëve nga materiali feromagnetik

flag

MONITORIMI

permanent i konsumit nga larg

flag

MATJA

e rrjedhjes dhe shtypjes

flag

MENAXHIM

i shtypjes

flag

PAJISJE

për kursimin e ujit

flag

DIZAJNI DHE EVOLUIMI

i zonave të konsumit (district meter area-DMA)

flag

TRAJNIMI

dhe transferi i teknologjisë

flag

TEST

në hapa

PËR ZBULIMIN E SAKTË DHE PROFESIONAL TË DEFEKTEVE DHE KURSIMIN E UJIT DHE TË HOLLAVE

PROCEDURË Ë THJESHTË PËR TË KONTROLLUAR NËSE KENI NDONJË DEFEKT NË INSTALIMIN E UJËSJELLËSIT:

HAPI 1

Shihni ujëmatësin. Në të do të vëreni një trekëndësh të kuq ose disk të argjendtë-zi i cili zakonisht quhet “indikator për rrjedhje-defekt”.

HAPI 2

Nëse të gjithë konsumatorët e ujit janë të shkyçur ndërsa indikatori rrotullohet, ju keni rrjedhje-defekt në instalimin e brendshëm të ujësjellësit. Nëse ujësjellësi nuk ka indikator, ndërsa vetë shigjeta e ujësjellësit lëvizë, atëherë gjithashtu keni rrjedhje-defekt në sistemin tuaj.

HAPI 3

Nëse në shikim të parë shigjeta nuk lëvizë, vëreni pozitën e shigjetës dhe prisni 10 minuta. Kontrolloni ujëmatësin sërish, nëse gjendja nuk ka ndryshuar, keni rrjedhje të dobët e cila megjithatë e kërkon lokalizimin e tij të saktë dhe riparimin e shpejtë.

FAKTË PËR RRJEDHJEN E UJIT:

admin admin
Kazani i tualetit i cili lëshon mund të harxhojë 285.000 litra ujë në vit!
tablet tablet
Çezma e cila lëshon një pikë ujë në sekondë shpenzon më shumë se 25 litra ujë në ditë! Ato janë mbi 9 000 litra në vit.
plane plane
Nëpër vrimën prej 3 mm në gyp prej metali, nën presion prej 2,75 bar, rrjedhin 9463 litra ujë për 24 orë.

Shenjat dhe simptomat

Është e mundshme të keni rrjedhje-defekt në rrjetin e ujësjellësit nëse:
  • Dëgjoni tingull të vazhdueshëm të ujit (si kazan tualeti i cili mbushet) kur asgjë nuk është e kyçur.
  • Gjendja e ujëmatësit tuaj ndryshon madje edhe kur aspak nuk shfrytëzoni ujë.
  • Fatura e juaj e ujit është rritur në periudhë prej disa javëve apo muajve. (Bëni krahasimin a faturave tuaja nga muaji në muaj.)
  • Në muret apo dyshemetë e banesës/shtëpisë apo zyrës tuaj vëreni vende me ujë, sfungjerore apo të lagështa edhe krahas asaj që e dini se asgjë nuk është derdhur.
  • Mund të vëreni vende të lagështa në dysheme apo në muret ku ndodhet instalimi i brendshëm i ujësjellësit.
  • Në themelet e ndërtesës tuaj ka plasaritje ose të çara, vegjetacioni rritet në mënyrë të pabarabartë ose toka lëvizë pa ndonjë arsye të dukshme.

Këshilla për shfrytëzim racional të ujit

Kursimi i ujit në shtëpinë, zyrën, institucionin, fabrikën tuaj dukshëm do të kontribuojë jo vetëm për zvogëlimin e lartësisë së faturave të juaja por edhe për ruajtjen e ujit si resurs i natyrës.

Kaseta (kazanët) e tualetit

Kasetat e tualeteve përdorin rreth një të tretën e konsumit të përgjithshëm të ujit në shtëpinë tuaj. Kazanët e thjeshtë tradicional shfrytëzojnë 10 litra për një lëshim të ujit. Kjo do të thotë se lëshoni më shumë ujë në ditë sesa që pini për një muaj.
  • Një kazani i prishur në ditë harxhon aq sa një familje katërantarëshe, që do të thotë se në vit është 285 metra kub ujë.
  • Mos e përdorni tualetin për hedhjen e cigares ose të mbeturinave të imëta, me çka do të kurseni deri më 200 l në javë.
  • Blini kasetë vetëm me mekanizëm të dyfishtë për lëshimin e ujit (3/9 l).
  • Instaloni pajisje për kursim, e cili lëshon ujë vetëm kur e shtypni dorezën e kazanit të tualetit, në këtë mënyrë kurseni deri më 50% ujë. Njëkohësisht pajisja nuk lejon bllokimin e galixhantit/setit për mekanizmin e kazanit dhe rrjedhjen e vazhdueshme të ujit.

Lavatriçe dhe makinë për larjen e enëve

Gati 20% e konsumit të përgjithshëm të ujit në shtëpinë tuaj e harxhojnë lavatriçja dhe makina për larjen e enëve. Me përdorimin e tyre jo vetëm që rritet konsumi i ujit por edhe i energjisë elektrike dhe detergjenteve të cilat janë të dëmshme për mjedisin. Përdorni lavatriçen dhe makinën për larjen e enëve në mënyrë përkatëse.
  • Përdorni lavatriçen vetëm nëse është e mbushur me rroba dhe zgjidhni programin përkatës sipas llojeve të rrobave.
  • Gjatë blerjes së aparateve elektrike, ato me konsum të ultë të energjisë, gjithashtu, inkorporojnë edhe programe për kursimin e ujit. Lavatriçet e vjetra shfrytëzojnë deri në 200 l ujë, ndërsa të rejat me konsum të ulët të energjisë deri më 50 l ujë.
  • Nuk është e vërtetë se nëse përdorim makinë për larjen e enëve harxhojmë më shumë ujë në krahasim se kur i lajmë vetë pjatat, por është e vërtetë se nëse makina për larjen e enëve është gjysmë e mbushur e harxhon të njëjtën sasi të ujit dhe energjisë sikurse kur është e mbushur.

Ujitja e sipërfaqeve të gjelbra

Koha më e përshtatshme për ujitjen e kopshtit tuaj është në mbrëmje ose eventualisht herët në mëngjes.
  • Nëse sipërfaqet e gjelbra ujiten në mbrëmje dhe jo brenda ditës, atëherë kjo praktikë është e dobishme edhe për bimët edhe për kursimin e ujit. Në mbrëmje ose herët në mëngjes bimët shumë më mirë e shfrytëzojnë ujin sepse lagështia është më e vogël.
  • Efekt më të madh të kursimit do të ketë nëse kopshtin në vend se me zorrë e ujisim me kovë (kështu do të harxhojmë 5-10 litra në një metër katror) kurse do të kursejmë 100-200 litra.
  • Efekt më i mirë për kursim do të arrihet me instalimin e sistemit të programuar për ujitje pikë për pikë, ku uji është i lokalizuar rreth bimëve që është më së mirë për rritjen e tyre dhe mundëson përzgjedhjen e kohës dhe frekuencës së ujitjes.
  • Ruajeni ujin me të cilin keni përgatitur – Nëse zieni ushqim, më mirë ruani ujin e njëjtë sesa ta hidhni në lavaman! Ai është i pasur me përbërës ushqyes dhe kur është i ftohur, paraqet fertilizator falas për ujitjen e bimëve tuaja.
  • Ndiqeni parashikimin e motit! – Pse të ujisni dhe të harxhoni ujë, kur mundeni të ndiqni parashikimin e motit në televizion ose online dhe të kurseni kohë dhe para!

Çezmat

Gjithmonë mbylleni çezmën kur nuk e përdorni. Çezma e lëshuar harxhon 18-20 l/min.
  • Mbyllni çezmën përderisa i lani dhëmbët ose rruheni, sepse për një larje të dhëmbëve me çezmë të lëshuar harxhohen deri në 20 litra ndërsa për rruajtje edhe mbi 40 litra.
  • Çezma që pikon, është e patjetërsueshme të rregullohet menjëherë. Mund të harxhojë me shume se 25 litra/ditë.
  • Instaloni aeratorë me funksion për reduktimin e rrjedhjes të çezmave tuaja. Janë të lehta për instalim dhe nuk janë të shtrenjta dhe mundësojnë kursim të ujit edhe mbi 50%.
  • Në tualetet në institucionet publike, spitalet, institucionet arsimore dhe fabrikat instaloni çezma me sensorë ose aeratorë special me funksion për ndaljen e përkohshme, të cilat çezmat tuaja klasike mund t’i bëjnë pajisjet më të mira për kursimin e ujit deri në 84%

Dush apo banjë në vaskë

Shfrytëzimi i dushit në vend të vaskës kursen sasi të konsiderueshme të ujit. Derisa gjatë banjës në vaskë shfrytëzohen rreth 300 litra ujë, ndërsa gjatë dushit rreth 50-80 litra ujë.
  • Zvogëloni kohën e kaluar nën dush. Gjatë dushit me rrjedhë normale harxhohen rreth 90l ujë për 5 minuta, por keni kujdes!!! Dushi me rrjedhë të fuqishme të ujit harxhon më shumë se 200l për të njëjtin interval kohor.
  • Banja në vaskë është këndshëm, por nën dush ju freskon më mirë dhe kurseni rreth 150-200 litra ujë në krahasim me banjën në vaskë.
  • Mbyllni ujin derisa aplikoni sapun gjatë dushit pasi që në të kundërt do të harxhohen deri në 80 litra për një dush.
  • Furnizohuni me dush kabinë e cila do t’ju kursejë deri në 400 litra në javë për dush në krahasim me vaskë të madhe.
  • Instaloni pajisje për uljen e rrjedhjes së ujit të dorezave për dush ose të zorrës që lidhet me çezmën. Në këtë mënyrë në vend se t’i harxhoni 18-20l/m harxhoni 10 l/m dhe mund të kurseni deri në 50% të sasisë së harxhuar të ujit.

Instalime të dëmtuara

Zakonisht defektet e mëdha vizuale sanohen, pasi që e dëmtojnë pronën, por nga defektet e vogla të fshehura të gypave mund të rrjedh sasi e konsiderueshme e ujit para se të jeni në dijeni për to.
  • Përmes një vrime prej 3 mm në një gyp metalik, me shtypje prej 2,75 barë, rrjedhin 9463 litra ujë për 24 orë.
  • Defekt me madhësi prej 6,35 мм (1/4“) gjatë shtypjes prej 3 barë harxhon 38 м3 në ditë | 1140 м3 në muaj
  • Çezma e cila lëshon një pikë ujë në sekondë harxhon mbi 25 litra ujë në ditë! Ato janë mbi 9 000 litra në vit!
  • Kaseta e tualetit e cila rrjedh mund të harxhojë mbi 340000 litra ujë për 30 ditë.
  • Riparimet e rrjedhjeve më të vogla të ujit në amvisëri mund të kursejnë mbi 10% të faturës suaj për ujë.
  • Llojet e zakonshme të rrjedhjeve më të vogla në shtëpi përfshijnë rrjedhjen e çezmave, rrjedhjen e kasetës së tualetit për shkak të vjetërsimit të gominave të kasetës, valvuleve me defekte... Të gjithë këto janë relativisht të thjeshta për sanim dhe nuk kërkojnë investim më të madh.
  • Shumë prej rrjedhjeve më të vogla mund të parandalohen lehtë me instalimin e pajisjeve për kursimin e ujit dhe parandalimin rrjedhjes së padëshiruar.

Klientët tanë