Bilanci i konsumit të ujit sipas IWA
Sfida më e madhe me të cilën ballafaqohen ndërmarrjet për furnizim me ujë dhe komunat është si të ballafaqohen me nivelin e lartë të ujit pa të ardhura (NRW). Për shumicën e ndërmarrjeve për furnizim me ujë, niveli i NRW është indikator kyç për efikasitet në punë. Megjithatë, numri më i madh i ndërmarrjeve komunale kanë tendencë për ta nënvlerësuar nivelin e NRW për shkak të presioneve institucionale dhe politike, si dhe për shkak të mungesës së njohurive për atë se si në mënyrë të drejtë ta përcaktojnë nivelin e NRW.
Thënë thjeshtë, uji pa të ardhura (NRW) është dallimi midis sasisë së ujit që prodhohet dhe sasisë së ujit që shitet (faturohet).
Niveli i lartë i NRW tregon për sasi të mëdha të ujit që humbet me rrjedhje-defekte (humbjet reale/fizike), sasi uji që nuk faturohet ose që nuk është matur saktë (humbje të dukshme/komerciale) ose që të dyja.
Vetëm me kuantifikimin e NRW dhe komponentëve të saj, me llogaritjen e indikatorëve përkatës për punë dhe shndërrimin e sasive të ujit të humbur në vlera me të holla situata me NRW mundet në mënyrë të drejtë të kuptohet dhe të ndërmerren masat e nevojshme.
Hapi i parë për uljen e NRW është që të zhvillohet dhe të vendoset bilanc i konsumit të ujit, që si proces u ndihmon menaxherëve të ndërmarrjeve që ta kuptojnë vëllimin, burimet dhe çmimin e NRW. Bilanci i konsumit të ujit zakonisht e ndjek rrjedhjen e ujit nga burimet apo fabrikat për përpunimin e ujit, përmes sistemit për distribuimin e ujit, deri te pronat e konsumatorëve. Bilanci i konsumit të ujit zakonisht përgatitet në formë të përllogaritjes tabelore në të cilën janë dhënë të dhëna detajuese për llojet e ndryshme të konsumit dhe humbjeve të cilat ekzistojnë në sistemin për furnizim me ujë në komunën përkatëse.
Bilanci i konsumit të ujit tregon sa është humbja e ujit nga secili lloj dhe sa i kushton kjo gjë ndërmarrjes për furnizim me ujë. Koncepti kyç i kësaj metode është se uji në tërësi kuantifikohet – përmes matjes ose vlerësimit – si formë e konsumit të dobishëm ose si humbje e panevojshme.
Asociacioni ndërkombëtar për ujëra (IWA) zhvilloi strukturë standarde ndërkombëtare për bilancin e konsumit të ujit dhe terminologjinë e cila është pranuar nga ana e asociacioneve kombëtare në shumë vende në mbarë botën. (Fotografia 1)
Fotografia 1. Bilanci i konsumit të ujit sipas IWA (Të gjitha të dhënat janë prezantuar me vëllim për periudhën e referencës, zakonisht një vit)
Aquasave shfrytëzon softuer për përllogaritjen dhe prezantimin e komponentëve dhe rezultateve të bilancit të konsumit të ujit në format të standardizuar i rekomanduar nga ana e IWA. Softueri është i dizajnuar për t’ju ndihmuar shfrytëzuesve që ta kuptojnë numrin e madh të të dhënave të cilat gjenerojnë nga bilanci gjithëpërfshirës i konsumit të ujit. Softueri mundëson përllogaritjen e vëllimit të gjerë të indikatorëve kyç, duke përfshirë edhe ILI (Infrastructure Leakage Index).
Lejoni që Aquasave t’u udhëheq nëpër Bilancin tuaj të konsumit të ujit sipas IWA dhe të sigurojë që qëllimet e juaja për uljen e humbjes së ujit të jenë të realizueshme, efikase dhe të suksesshme. Na kontaktoni në: contact@aquasave.mk