Analiza e konsumit të ujit
Shumë objekte industriale, komerciale, institucionale dhe rezidenciale në segmente të caktuara mund të bëhen më efikase nga aspekti i konsumit të ujit.
Aquasave ju ofron realizimin e studimeve për shfrytëzim efikas të ujit dhe uljes së konsumit të ujit përmes programeve për revizionin e konsumit të ujit. Me qasje të definuar mirë për përgatitjen e studimit të plotë për analizimin e konsumit të ujit dhe me kyçjen e personelit kryesor kompetencat e së cilëve janë identifikuar qartë, objektivat e subjektit mund të plotësohen me shkallë të lartë të optimizmit. Me revizionin e konsumit të ujit mund të identifikohet shkalla e përdorimit real të tij dhe harxhimi i panevojshëm eventual. Rezultat i këtij aktiviteti janë – vendet e identifikuara të rrjedhjes së ujit dhe harxhimi i panevojshëm i ujit, sasi më e vogël e ujit të shfrytëzuar, më pak para të harxhuara!
Këto studime i zbatojmë hap pas hapi. Hapi i parë është vizita e lokacionit dhe identifikimi i konsumatorëve kryesorë të ujit, kontrolli i të dhënave ekzistuese të dorëzuara nga shfrytëzuesi i shërbimeve (zakonisht faturat e ujit dhe kanalizimit) dhe vlerësimi nëse ekziston potencial real për kursimin e ujit. Hapi i ardhshëm është disejnimi i programit përkatës për monitorim me qëllim që të vihet deri te konsumi momental i objektit. Pajisjen të cilën e shfrytëzojmë varet nga kushtet lokale - në disa raste vendosim data loger (pajisje për incizimin e të dhënave për rrjedhje) në ujëmatësin ekzistues, ndërsa ndonjëherë përdorim matës bartës me ultra zë të rrjedhjes. Aktivitetet shtesë përfshijnë ndjekjen e presionit në disa vende matëse, verifikimin e infrastrukturës, si dhe kontrollin e gjendjes dhe rregullsinë e kapakëve përkatës. Pasi të identifikohet dhe përllogaritet konsumi i përgjithshëm i ujit, atëherë mundet në mënyrë të drejtë të identifikohen dhe rekomandohen aktivitetet dhe masat për kursimin e ujit. Hapi i fundit reduktohet në matjen kontrolluese të konsumit të ujit me qëllim që të konfirmohen shpenzimet përkatëse dhe kursimet. Teknikat për analizim dhe kontroll të konsumatorëve të mëdhenj nënkuptojnë kryerjen e së ashtuquajturës step test metodë para zbatimit të metodave akustike dhe korelatorike të zbulimit të defekteve të rrjetit të ujësjellësit në kohë reale.
Rezultatet nga revizioni, në bazë të inspektimeve vizuale dhe të dhënat e matura, do të vendosen në dispozicion të klientit, bashkë me listën e ndryshimeve të propozuara të cilat do t’i ndihmojnë klientit menjëherë t’i ul shpenzimet e ujit.
Na kontaktoni që të dakordohemi për analizë të konsumit të ujit në objektin tuaj dhe që të arrini ulje dramatike të faturave të juaja për ujë.