Monitorimi i rrjedhjes dhe presionit
Të dhënat precize për rrjedhjen dhe presionin janë segment esencial në përcaktimin e performancave të sistemit për furnizim me ujë dhe sjelljes së tij. Është i nevojshëm grumbullim efektiv i analizës së të dhënave me qëllim që personat të cilët sjellin vendime të informohen për projektet për investime kapitale apo aktivitete për rehabilitim.
Aquasave ka personel të trajnuar për grumbullimin, studimin dhe analizimin e të dhënave të fituara nga matja e rrjedhjes dhe presionit. Më pas, këto informacione shfrytëzohen si komponentë kyçe për ndjekjen e konsumit të ujit, për studimet për hidraulikë, për modelim kompjuterik, për testimin e matësve të rrjedhjes dhe për zbulimin e rrjedhjeve të ujit.
Ne, në Aquasave, kemi teknologji e cila na mundëson matje të njëkohshme të rrjedhjes dhe presionit në kohëzgjatje prej disa minutash deri në disa ditë. Kjo mund të arrihet me ndihmën e pajisjes bartëse për matjen e rrjedhjes dhe presionit në kombinim me modulin për memorizimin e të dhënave. Në këtë mënyrë përcaktohet profili i sistemit të analizuar përmes së cilit mund të identifikohen problemet.
Matja e rrjedhjes
Aquasave shfrytëzon teknologjinë më të re për rrjedhje në bazë të ultrazërit me qëllim që klientëve t’u sigurojë matje precize të rrjedhjes në sistemin ekzistues të gypave, pavarësisht materialit të tyre.
Matja bëhet nga ana e jashtme e murit të gypit dhe pa kontakt të drejtpërdrejt ne shtyllën e ujit. Nuk ka nevojë për prerjen e sistemit të gypave ose ndërprerjen e furnizimit të rregullt me ujë.
Me ndihmën e matësve ultrazë bartës të rrjedhjes, Aquasave mundet në mënyrë precize t’i specifikojë pompat, t’i kontrollojë matësit e rrjedhjes ose të bëjë matjen e konsumit të gypsjellësve të veçantë dhe zonave të konsumit. Matësit ultrazë bartës të rrjedhjes mund të shfrytëzohen në metodën step-test për përcaktimin e pjesëve nga rrjeti me rrjedhjet edhe atë të gypsjellësve ku nuk janë instaluar matësit e rrjedhjes.
Matja e presionit
Për monitorimin dhe memorimin e vlerave të presionit në rrjet, shfrytëzojmë llogerë të presionit, me ç’rast të dhënat mund të incizohen dhe të analizohen në terren. Ne kryejmë matje terrenore të presionit për nevojat e klientëve tanë, siç janë konsultantët ose ndërmarrjet për furnizim me ujë, të cilat kryejnë projektim, kalibrim dhe verifikim të modeleve hidraulike të sistemeve distribuuse të ujit.
Pas realizimit të matjeve, dorëzojmë raport të thuktë për rezultatet dhe konstatimet në formë të shtypur.