Trajnimi dhe transferi i teknologjisë
Për ndërmarrjet komunale për furnizim me ujë, humbjet e ujit nënkuptojnë shpenzime të mëdha. Jo vetëm se humben të ardhura, por janë edhe të mëdha edhe mundësitë për dëmtimin e infrastrukturës dhe pronës. Në linjë të fundit, shfrytëzuesit detyrohen të paguajnë më shumë, ndërsa ndikimi mbi mjedisin jetësor është negativ pasi që nga burimet nëntokësore dhe sipërfaqësore të ujit shfrytëzohen sasi të ujit më të mëdha se nevojat.
Trajnimi i ofruar do t’ju mundësojë që më mirë t’i kuptoni hapat të cilat mund t’i ndërmerrni që të përgatisni Program efektiv për menaxhim me humbjet e ujit në kuadër të organizimit tuaj.
Gjatë trajnimit, ekipi i Aquasave do t’ju ndihmojë të bëni përllogaritje të përfitimeve të konsiderueshme të cilat dalin nga proaktiviteti gjatë menaxhimit me humbjet e ujit në sistemin tuaj. Me këtë trajnim janë përfshirë çështje kyçe lidhur me Menaxhimin me humbjen e ujit dhe i njëjti ju ndihmon për vendosjen e Bilancit të konsumit të ujit sipas IWA (Asociacion ndërkombëtar për ujërat), për ndarjen e rrjetit tuaj në DMA (Zona të konsumit) me qëllim që të ndiqet konsumi i sistemit tuaj në pjesë dhe përcaktimi i rrjedhjes minimale gjatë natës, për përcaktimin e ILI-t tuaj (Indeksi i rrjedhjes në infrastrukturë), zbatimin e projekteve për menaxhim me presionin për uljen momentale të humbjeve teknike të ujit, dimensionimin përkatës të ujëmatësve, kontrollit aktiv të humbjeve të ujit etj. Pjesëmarrësit gjithashtu do të kenë mundësi që ta kontrollojnë dhe vlerësimet pajisjen dhe teknikat lidhur me praktikat për menaxhim me humbjet e ujit.
Trajnimi dedikohet për punonjësit e terrenit, personat udhëheqës të mesëm dhe të lartë dhe drejtorët dhe i njëjta i përfshin këto tema:
- Hyrje në Menaxhimin me humbjet dhe rrjedhjet e ujit
- Kuptimi dhe vendosja e Bilancit të konsumit të ujit sipas IWA
- Teoria dhe dizajnimi i Zonave të konsumit (DMA)
- Menaxhimi me presionin (PM), vlerësimi dhe dizajni
- Pajisjet për zbulimin e rrjedhjeve
- Kontrolli aktiv i rrjedhjeve
- Strategjia për Ujin pa të ardhura (NRW)
- Studime lidhur me Ujin pa të ardhura
- dhe të tjera...
Trajnimi do të zbatohet nga ana e z. Bojan Ristovski (CV). Ai është elektroinxhier i diplomuar, i specializuar për menaxhim me resurset e ujit dhe shërbimet për furnizim në ndërmarrjet komunale, me përvojë prej mbi 18 vjet në kuadër të së cilës shënon zhvillim në lidhje me përgjegjësitë e tij, duke i përfshirë edhe përgjegjësitë udhëheqëse dhe mbikëqyrëse në ndërmarrjen komunale për ujësjellës dhe kanalizim (N.P). Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup). Ai është anëtar i Asociacionit ndërkombëtar për ujërat/Grup i specializuar për humbjen e ujit (Water Loss Specialist Group) që nga themelimi i tij dhe ka rol aktiv në promovimin e teknikave dhe metodologjive të WLSG në Maqedoni dhe Ballkan.
Fushëveprimi i përvojës së tij përfshin njohuri gjithëpërfshirëse të parimeve dhe praktikave për operativitet dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe mjeteve për furnizim me ujë, përgatitjen e metodologjisë efektive për uljen e humbjeve të ujit, zbulimin e rrjedhjeve të instalimeve të ujësjellësve, dizajnimin dhe implementimin e Sistemit për menaxhim me dokumentacionin dhe leximin automatik të ujëmatësve (AMR), përgatitjen dhe rishqyrtimin e dokumenteve lidhur me Sistemet për menaxhim me cilësinë (QMS), trajnimin e kuadrove të ndërmarrjeve komunale për furnizim me ujë, për aktivitete lidhur me uljen e Ujit pa të ardhura...