Zona të konsumit (DMA)
Shumë ndërmarrje komunale për furnizim me ujë i menaxhojnë rrjetet e tyre të ujësjellësit si sistem të hapur në të cilin disa zona përçohen me rrjet gypash të lidhur midis tyre. Përgjithësisht, menaxhimi me Ujin pa të ardhura në sistem të hapur kryhet në mënyrë pasive, me ç’rast aktivitetet për reduktimin e ujit pa të ardhura iniciohen vetëm kur humbja bëhet e dukshme ose kur e njëjta është paraqitur.
Menaxhimi aktiv me Ujin pa të ardhura mundësohet vetëm me shfrytëzimin e zonave, ku sistemi si tërësi ndahet në seri në nënsisteme më të vogla për të cilat në veçanti mund të llogariten ujërat pa të ardhura. Këto nënsisteme më të vogla, shpesh të quajtura Zona të konsumit (DMA) duhet të jenë të izoluara në mënyrë hidraulike me qëllim që të përllogaritet sasia e ujit e cila humbet në kuadër të DMA-së.
Me ndarjen e sistemeve të mëdha për furnizim me ujë në një numër të caktuar të Zonave të konsumit, mundësohet identifikimi i zonave të sistemit distribuues me nivele të larta të humbjeve, si dhe rrjedhje të reja, të fshehura të cilat mund të locohen shumë herët (kohë e shkurtuar për njoftim me defektin) dhe në mënyrë më precize (kohë e shkurtuar për locim). Ndërmarrjet komunale për furnizim me ujë menjëherë i përcaktojnë nivelet e rrjedhjes dhe identifikojnë në cilën pjesë të rrjetit ekziston rrjedhje dhe veçanërisht rrjedhjet e larta të papritura në ndonjë zonë të caktuar, deri sa rrjedhjet e DMA-ve ndiqen në bazë të rregullt. Si rezultat i kësaj, koha për të mësuar, locuar dhe riparuar në lidhje me rrjedhjet e reja shkurtohet dukshëm.
Matja e rrjedhjes në Zonat e konsumit paraqet ndjekje të vazhdueshme të rrjedhjes minimale gjatë natës në DMA të izoluara. Rrjedhja e natës matet me shfrytëzimin e sistemit të matësve të rrjedhjes me instalim të përhershëm zonal.
Zonat e konsumit të cilat janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme pa dyshim janë mënyra më efikase e uljes së kohëzgjatjes së rrjedhjeve të paparaqitura. Ndjekja e vazhdueshme e rrjedhjes gjatë natës mundëson identifikim rapid të rrjedhjeve të paparaqitura dhe i mundëson të dhënat të cilat janë të nevojshme për përdorimin më ekonomik të resurseve për locimin dhe rregullimin e rrjedhjeve.
Ne, në Aquasave, mund ta organizojmë sistemin tuaj në Zona të konsumit (DMA) me qëllim që të kontrollohen humbjet e ujit dhe t’i propozojmë zgjidhjet më të mira për ndjekjen e rrjedhjes dhe transferimit të të dhënave deri te zyra juaj.
Për më shumë informacione lidhur me DMA dhe për vlerësimin e përfitimeve potenciale nga vendosja e sistemit tuaj në Zona të konsumit, ju lutemi të kontaktoni me Aquasave.