Përcaktimi i trasesë së instalimit dhe locimi i pjesëve nga materiali feromagnetik
Shpesh, lokacioni i saktë i gypave nuk dihet për shkak të kadastrës jo të saktë, të paazhurnuar ose joekzistues nëntokësor. Me qëllim që të shmangen dëmet e infrastrukturës së ndërmarrjeve komunale gjatë gropimit, është e domosdoshme që të dihet pozita e saktë e të gjitha gypave.
Njohja e lokacioneve të gypave është me rëndësi kyçe për zbulimin efektiv të rrjedhjeve. Është i domosdoshëm të dihet edhe drejtimi i shtrirjes së gypave gjatë tentimeve për locimin e ndonjë rrjedhjeje të caktuar me mikrofon tokësor ose me korelator dhe riparimin e defekteve me ndërprerje të mundshme minimale të furnizimit me ujë. Kur operatorët njoftohen me lokacionin e saktë të gypit, procesi i zbulimit të rrjedhjes bëhet dukshëm më ekspeditiv.
Ne shfrytëzojmë pajisje me teknologjinë më të re dhe performanca të larta e cila mund t’i locojë dhe identifikojë gypat e panjohur.
Mos rrezikoni – paraqituni para se të filloni të groponi!
Locimi i kapakëve mbulues (ngujues) dhe kapelat me valvulë
Shpesh, pas rikonstruimit të rrugëve, disa prej kapeleve me valvulë “zhduken” pasi që janë të ngujuara nga pendat ose nga elementet e ndryshme sipërfaqësore mbuluese.
Ne, në Aquasave, shfrytëzojmë instrumente më bashkëkohore për detektimin dhe locimin e kapakëve të pusetave dhe kapelat me valvulë të përpunuara nga materialet feromagnetike dhe të cilat mund ta kërkojnë fushën përkatëse dhe ta përcaktojnë lokacionin e saktë të kapelave me valvulë.