Na kontaktoni në:
Zgjidhni gjuhën:
Ndiqni ne

Testim në hapa (Step Test)

Procedurat për testim në hapa (Step Test) bëhen me qëllim që të përcaktohet vëllimi i saktë i rrjedhjes në pjesën përkatëse. Në rast të rrjeteve më të mëdha për furnizim me ujë, Aqusave mund të bëjë testim në hapa me qëllim të përcaktimit të pjesës/pjesëve të rrjetit ku ka rrjedhje, kundrejt analizimit në detaje të gjithë sistemit, në këtë mënyrë duke e shkurtuar kohën e kaluar në terren dhe shpenzimet të cilat lidhen me analizën. Për këtë teknikë është e nevojshme që zë zbatohet një sërë hapash të shkurtër për izolimin e pjesëve të rrjetit përmes mbylljes graduale të valvulave linjë. Gjatë procesit të testimit, ndiqet vlera e rrjedhjes përmes ujëmatësit ekzistues ose matësit të përkohshëm të rrjedhjes si matësit transmetues ultrazë ( të cilët nuk e pengojnë punën normale të sistemit) dhe evidentohet koha e izolimit të çdo pjese të rrjetit.


Ulja e konsiderueshme në rrjedhjen apo “hapin” tregon për rrjedhje në pjesën e rrjetit i cili ka qenë i izoluar në atë moment. Kjo teknikë mundëson që menjëherë të shihen rezultatet nga mbyllja e valvulave, që të përshpejtohet analizimi i rrjetit dhe të shkurtohet koha për të cilën valvulat kanë mbetur të mbyllura.

Testi në hapa (Step Test) gjithashtu paraqet edhe mënyrë efikase të kontrollit të prezencës së rrjedhjes të cilat vështirë mund të locohen në mënyrë tradicionale, siç është në rastin e PVC/PE sistemeve.

PËR ZBULIMIN E SAKTË DHE PROFESIONAL TË DEFEKTEVE DHE KURSIMIN E UJIT DHE TË HOLLAVE