Na kontaktoni në:
Zgjidhni gjuhën:
Ndiqni ne

Testimi i ujëmatësit

  

Është e mundshme të keni rrjedhje të ujit-defekt në rrjetin e ujësjellësit. Shumë pronarë të shtëpive dhe persona përgjegjës në institucionet apo kapacitetet industriale për herë të parë bëhen të vetëdijshëm për defekt në instalimin e ujësjellësit në pronën e tyre, institucionin apo fabrikën kur e marrin faturën më të re për ujë. Gjatë mungesës së ujit dhe shpenzimeve të zmadhuara për shërbime komunale, nëse rrjedhja e ujit identifikohet në fazat e hershme, atëherë mund të shmangen faturat e larta për ujë dhe shpenzimet e rritura financiare. 

Një përqindje e madhe e rrjedhjeve të ujit zhvillohen nën ujë dhe ka mundësi që të nevojiten disa muaj para që të bëhen vizuale në sipërfaqen e tokës. Mënyrë shumë e thjeshtë në të cilën mund të kontrollohet nëse keni rrjedhje të ujit dhe se sa ujë humbet për shkak të rrjedhjes së ujit, është të bëhet testimi i ujëmatësit: 

  • Lokalizoni ujëmatësin tuaj i cili zakonisht ndodhet para shtëpisë apo ndërtesës, në pusetë të mbuluar në afërsi të rrugës ose kufirit të jashtëm të pronës.
  • Hiqni kapakun e pusetës së ujëmatësit dhe hapni kapakun mbrojtës të ujëmatësit.
  • Zgjidhni kohë kur nuk përdorni asnjë pajisje e cila shfrytëzon ujë (gjegjësisht gjatë natës).
  • Shkyçni të gjitha pajisjet e juaja të cilat shfrytëzojnë ujë. Kjo do të thotë të shkyçet uji në tërësi brenda dhe jashtë shtëpisë apo ndërtesës, duke përfshirë këtu dushin, çezmat, lavatriçet, sistemet për ujitje dhe të gjitha pajisjet që përdorin ujë. MOS e mbyllni valvulën para dhe pas ujëmatësit.
  • Nëse keni rezervuare dhe cisterna, lejoni që të mbushen në tërësi .
  • Fillimisht lexoni ujëmatësin (sigurohuni se i keni lexuar të gjitha numrat bardh/zi dhe numrat kuq/zi ose numëruesit).
  • Pajisjet shkyçni gjatë natës. Këtu bën pjesë edhe larja e tualetit apo shfrytëzimi i ujit të nxehtë.
  • Lexoni për së dyti ujëmatësin menjëherë në mëngjes para se të përdorni ujë (sigurohuni se i keni lexuar të gjithë numrat bardh/zi dhe kuq/zi apo numëruesit).

Nëse leximi i dytë është më i madh se leximi i parë, kjo do të thotë se një sasi e konsiderueshme e ujit ka kaluar nëpër ujëmatësin dhe me siguri keni rrjedhje të ujit-defekt në instalimin e ujësjellësit. 

Çdo rrjedhje e ujit nga gypi pas ujëmatësit është në dëm të konsumatorit dhe ai është përgjegjës për shpenzimet shtesë si rezultat i rrjedhjes dhe shpenzimeve për rregullim. 

Nëse e vërtetoni se keni rrjedhje të padëshiruar të ujit nga instalimi i ujësjellësit, na kërkoni! Ne mundemi saktë ta zbulojmë lokacionin e rrjedhjes, me çka do t’i shmangni supozimet e mundshme për lokalizimin e defektit apo gropimin destruktiv të pronës tuaj që kushton shumë para, kohë dhe nerva. Ne i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme përcaktimit të vendit të saktë të defektit dhe kjo garantohet me punën tonë.

Procedura më e thjeshtë për të kontrolluar nëse keni defekt në instalimin e ujësjellësit: 

  

Shihni ujëmatësin. Në të do të vëreni një trekëndësh të kuq ose disk të argjendtë-zi i cili zakonisht quhet “indikator për rrjedhje-defekt”.

 

  • Nëse të gjithë konsumatorët e ujit janë të shkyçur ndërsa indikatori rrotullohet, ju keni rrjedhje-defekt në instalimin e brendshëm të ujësjellësit. Nëse ujësjellësi nuk ka indikator, ndërsa vetë shigjeta e ujësjellësit lëvizë, atëherë gjithashtu keni rrjedhje-defekt në sistemin tuaj.
  • Nëse në shikim të parë shigjeta nuk lëvizë, vëreni pozitën e shigjetës dhe prisni 10 minuta. Kontrolloni ujëmatësin sërish, nëse gjendja nuk ka ndryshuar, keni rrjedhje të dobët e cila megjithatë e kërkon lokalizimin e tij të saktë dhe riparimin e shpejtë.

PËR ZBULIMIN E SAKTË DHE PROFESIONAL TË DEFEKTEVE DHE KURSIMIN E UJIT DHE TË HOLLAVE